Vala e të nxehtit afrikan ka prekur vendin në ditët e para tëqershori dhe pritet që e shtuna dhe e diela të jenë ditët më të nxehta.
Por sipas sinoptikanëve, temperaturat mbi 30 gradë do të jenë të pranishme edhe në zonat malore. Ndërkohë, ata që do të zgjedhin të shijojnë plazhin do të kenë mot të qëndrueshëm dhe det të qetë.
Mesa duket vera e këtij viti, sipas sinoptikanëve, pritet të jetë një nga më të nxehtat dhe më të thatat, pasi ditët me prezencë reshjesh do të jenë të pakta.