Aktualitet

“Kryemadhi kishte simpati për SPAK!” - Meta tregon motivin e divorcit dhe ashpërson gjuhën: Laraska që shiten për 5 lekë!

Shkruar nga Liberale
“Kryemadhi kishte simpati për SPAK!” - Meta tregon motivin e

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar sot se ka nisur rrugën ligjore të divorcit nga Monika Kryemadhi.

Meta ka ashpërsuar gjuhën, teksa ka thënë se Kryemadhi ka simpati për SPAK-un. Ish-çifti Meta-Kryemadhi janë nën hetim pasuror nga SPAK, dhe qëndrimi i ndryshëm i tyre kundrejt Prokurorisë së Posaçme duket se ka sjellë edhe krisjen e madhe.

Meta nuk ngurroi të përdorë edhe një epitet të rëndë, teksa tha se disa “laraska shiten për pesë lekë te SPAK-u”.

“SPAK është një organizatë e neveritshme, dhe Ilir Meta nuk tërhiqet. SPAK ka qëllim të marrë peng sistemin politik në vend, dhe të marrë peng njerëz të dobët dhe laraska që shiten për pesë lekë”, tha Meta në emisionin e gazetarit Çim Peka.

“Do t’i godas pa mëshirë, si një organizatë kriminale, terroriste”, paralajmëroi Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH