Aktualitet

EMRI/ Iu kthye në makth 23-vjeçares duke e përndjekur dhe hapur rrjete sociale false, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Iu kthye në makth 23-vjeçares duke e përndjekur dhe hapur

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se për një periudhë të gjatë ka përndjekur përmes rrjeteve sociale, duke i hapur profile false një vajze.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet Gentian Gega, banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Threat 2”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Përndoqi për një kohë shumë të gjatë një shtetase, duke i hapur asaj profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve, pas një hetimi shumë të shpejtë dhe profesional, të specialistëve për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim parandalimin e situatës së krijuar, vihet në pranga 45-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një 23-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe e përniqte atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësime asaj dhe familjarëve, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH