Një makinë luksoze e llojit “Range Rover” ka rënë këtë të shtunë në një sulme me armë zjarri.
Ndaj saj është qëlluar me breshëri plumbash teksa ka qenë në lëvizje, por fatmirësisht raportohet se nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë së Shkodrës janë nisur me urgjencë drejt vendit kur është raportuar për të shtëna me armë dhe po punojnë për sqarimin e ngjarjes, si dhe kapjen e autorëve.
Mjeti është një “Range Rover Sport” ngjyrë e bardhë dhe sapo ai është futur në lagjen “Rus”, është qëlluar me breshëri plumbash. Efektivët në kryeqendrën e veriut janë mobilizuar menjëherë dhe kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit.
Në pjesën e pasme të mjetit ka shenja plumbash, të cilat shkojnë në drejtim të shoferit dhe pasagjerit, por fatmirësisht nuk raportohet për asnjë të lënduar. Xhami i pasmë është dukshëm i tejshpuar nga predhat e plumbave.
Lexo edhe:
Të shtëna me armë në Shkodër, qëllohet drejt një mjeti ‘Range Rover’
Elis Rroshkodoli u ekzekutua me 14 plumba në Shkodër, një i arrestuar, ndihmoi autorin
Mjeti “Range Rover” me targa “AB230EO” është bllokuar në vendngjarje nga shërbimet e Policisë së Shkodrës, ndërsa nuk dihet nëse shoferi apo persona të tjerë që ndodheshin në të, janë shoqëruar në komisariat për të dhënë deklarime, apo janë larguar.
Pamjet nga vendi i ngjarjes: