Hyn në fuqi çmimi i ri i energjisë për abonentët familjarë.
Nga sot, ata që konsumojnë deri në 700 kWh/muaj do të paguajnë 8.5 lekë për kWh, ndërsa për ata që konsumojnë mbi këtë sasi, çmimi mbetet 9.5 lekë për kWh.
Familjet që konsumojnë deri në 700 kWh do të paguajnë më pak, duke rënë fatura nga 7980 lekë në 7140 lekë me TVSH, ose 840 lekë më pak.
Pa TVSH, fatura ulet nga 6650 lekë në 5950 lekë, ose 700 lekë më pak.
Mbi 1 milion familje përfitojnë nga ky ndryshim, që do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor të këtij viti.