Aktualitet

"Fshati digjet, k*rva krihet", aktori Mehdi Malkaj shpërthen në protestë: Të ngrihen të gjithë, jemi keq!

Shkruar nga Liberale

"Fshati digjet, k*rva krihet", aktori Mehdi Malkaj shpërthen

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Mehdi Malkaj ishte i pranishëm sot në protestën e opozitës dhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që po mbahet para Bashkisë së Tiranës.

Në fjalën e tij  aktori sulmoi ashpër kryebashkiakun, Erion Veliaj, ndërsa iu bëri thirrje të pranishmëve në protestë, që të bëjnë një thirrje pro teatrit.

“Zonja dhe zotërinj, dua të më bëni një nder. E dua dhe nga policët. Të lëshojmë një klithëm që të vejë dreri te Kryeministria ‘Rroftë teatri”. Ju falënderoj shumë. Arkitekti italian që ka bërë Tiranën e bukur, që e shpartalloj ky krimineli, tha se ka mal. Më gjeni se ju është mali? E zhduku Dajtin plehra. Nuk ekziston më Dajti.

Fshati digjet, kurva krihet. Se kush është kurva, gjejeni ju. Edhe këta udhëheqësit tanë kanë parë se çfarë ndyrësirash janë. Kanë thënë; të heqim këtë se ky na bën hatanë. Ju bej thirrje të gjithë protestuesve që të ngrihen, të mos rrinë barkas. Nëse rrini barkas, do të keni zbuluar kurrizin. Të ngrihen të gjithë, myslimanë dhe krishterë, jemi keq, të ngrihemi, djem dhe vajzë!”, tha aktpri Malkaj. 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH