Aktualitet

Fredi Beleri del të hënën nga qelia! Burgjet i japin leje të vizitojë Strasburgun

Shkruar nga Liberale

Fredi Beleri del të hënën nga qelia! Burgjet i japin leje të

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri do të dalë këtë të hënë nga qelia, ku po vuan dënimin për shit-blerje votash.
Leja për të nis që nga e hëna në orën 10:00.

Burgjet pasi e kanë marrë çështjen në shqurtim kanë miratuar tashmë lejen për të.

Leja për Belerin do të jetë 5 ditore, teksa pritet që eurodeputeti tashmë të vizitojë Strasburgun.

Fredi Beleri do të betohet eurodeputet më datë 15 korrik.

Kujtojmë se Fredi Beleri u zgjodh kryebashkiak i Himarës në zgjedhjet e 14 majit 2023, por se u burgos për blerje votash.Duke qenë në qeli, Beleri u vendos kandidat për eurodeputet nga partia Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis, në zgjedhjet europiane.

Fredi Beleri arriti të fitojë në zgjedhjet europiane, duke zënë një vend në Parlamentin Europian. Ndërsa, sa i përket Himarës, ku ai u zgjodh kryebashkiak dhe më pas u burgos për shit-blerje votash, do të ketë një përballje mes kandidaturave të qeverisë dhe të opozitës më 4 gusht.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH