Sot më 28 nëntor, shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ku shqiptarët anë e mbanë botës festojnë këtë ditë speciale.
Kështu nga pika Kufitare në Morinë po parakalon ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës drejt Tiranës e Vlorës.
Me veshje kombëtare e simbole qindra qytetarë nga Kosova, Presheva e Maqedonia e Veriut kanë kaluar sot kufirin e Morinës për të festuar pavarësinë në qytetet e Krujës, Tiranës, Vlorës.