Aktualitet

Flet babai i 14-vjeçarit që u plagos në sherrin me thika: Më tha se i goditën sapo shkuan te shkolla, djali ka katër plagë 

Shkruar nga Liberale

Flet babai i 14-vjeçarit që u plagos në sherrin me thika:

Sherri në afërsi të ambienteve të shkollës 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë, i ka marrë jetën sot një 14-vjeçari ndërsa ka lënë të plagosur edhe një tjetër të mitur.
Martini nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa Luisi ka marrë katër plagë e për fat të mirë deri tani gjendja e tij është stabël.

Babai i Luisit në një intervistë përTop Channel tregon se i biri është në gjendje të qëndrueshme deri në këto momente, por mjekët kërkojnë që të vijojë të qëndrojë në survejim për të parë nëse do të jetë e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale ose jo.

Ai thotë se djali i tij nuk ishe nxënës i shkollës Fan Noli, dhe se shoku i tij i ka kërkuar që të shkojnë dhe të takojnë disa persona, bashkëmoshatarë. Siç i ka pohuar i biri, sapo kanë shkuar dhe janë takuar, i kanë sulmuar me thikë.

“Na lajmëruan nga poliklinika e 9-katsheve që është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Për momentin është jashtë rrezikut, shpresojmë që të bëhet më mirë. Ka katër plagë me thikë në trup. Nuk dimë gjë fare, Luisi nuk ka pas probleme, ka shkuar të takojë një shok të Fan Noli, kanë qenë bashkë shokë te akademia e Dinamos, dhe ai i ka kërkuar që të shkojë ta takojë… Djali më tha që kur kanë shkuar atje i kanë sulmuar me thikë”, shprehet ai.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH