Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat Operacionale nga Drejtoria e Policisë Tiranë kanë zbarkuar në disa zona të Fushë-Krujës.
Paraprakisht bëhet me dije se operacioni është duke u zhvilluar në Nikël dhe zonat përreth.
Në fokus janë personat e shpallur në kërkim dhe ata që posedojnë lëndë narkotike. Deri më tani policia nuk njofton për persona të arrestuar.