Aktualitet

EMRI+FOTO/ Ja kush është punonjësi i Kombëtares shqiptare, akuzohet se përd*unoi punonjësen e hotelit në Gjermani (përjashtohet nga FSHF)

Shkruar nga Liberale

EMRI+FOTO/ Ja kush është punonjësi i Kombëtares shqiptare,

Incidenti i ndodhur në qendrën sportive ku ishte grumbulluar kombëtarja shqiptare në Gjermani po bën bujë.

Gjithçka ndodhi, pasi një punonjëse e shërbimit ka denoncuar në polici, se është ngacmuar seksualisht nga një pjestar i stafit të kombëtaren shqiptare.

Sipas denomcimit dhe sipas raportimeve bëhet fjalë për Orgest Tujanin, ndihmës magazinier i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pas denoncimit në polici, autoritetet gjermane po kryejnë të gjithë veprimet e duhura ligjore e proceduriale për të trajtuar çështjen.
Por nga të dhënat paraprake mësohet se punonjësja e pastrimit, e ka marrë në fillim Tujanin si futbollist të përfaqësueses shqiptare, e duket ka dhënë shenja afrimi. Por më pas kur ka mësuar të vërtetën, është sjellë ftohtë, por duket punonjësi i FSHF-së ka vijuar me insistimin për të krijuar një relacion të befasishëm me punonjësen. E cila më pas e ka dërguar rastin në policinë e qytetit Unna.

Siç bën të ditur gazeta gjermane BILD, pastruesja e hotelit të shkollës sportive Kaiserau në Kamen, ka lajmëruar policinë më 23 qershori.

EMRI+FOTO/ Ja kush është punonjësi i Kombëtares shqiptare,

E reja u tha komisarëve të policisë në Unna ( Rhein-Vestfalia e Veriut ) se shqiptari e kishte futur me forcë në kuzhinë, e kishte puthur dhe abuzuar seksualisht me të.

Sipas Bild, zëdhënësja e prokurorisë që po heton ngjarjen tha se për momentin nuk ka një kërkesë për urdhër arresti nuk është paraqitur.

“Kujdesi ndaj punonjëses dhe mbrojtja e të drejtave të saj personale kanë përparësinë kryesore”, tha një zëdhënëse e “SportCentrum Kaiserau”. Pasi u bë e ditur ngjarja, zv.magazinieri i FSHF-së u pezullua menjëherë nga Federata Shqiptare e Futbollit

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH