Trupi i dekompozuar i një 46-vjeçari, i cili ishte larguar nga shtëpia 4 muaj më parë është gjetur në fshatin Kalivaç, Pogradec.
Familjarët bënë me dije se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa ende nuk dihet shkaku i vdekjes.
“Më datë 09.04.2024, rreth orës 07:45, në fshatin Kalivaç, është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i shtetasit D. H., rreth 46 vjeç, banues në Kalivaç. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh, dhe nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.