Aktualitet

Dita e Pavarësisë/ Kryebashkiaku i New York-ut bën shqiponjën me duar dhe ngre flamurin ‘kuq e zi’ (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

Dita e Pavarësisë/ Kryebashkiaku i New York-ut bën

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, ka treguar respekt dhe mbështetje për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara gjatë një ceremonie të veçantë për festat e 28 dhe 29 Nëntorit, që shënojnë Pavarësinë dhe Çlirimin e Shqipërisë.

Gjatë fjalimit të tij, Adams theksoi rolin e rëndësishëm të shqiptarëve në pasurimin e jetës sociale, ekonomike dhe kulturore të qytetit të New York-ut. Si shenjë nderimi për këtë komunitet, ai bëri simbolin e shqiponjës dykrenare me duar, një veprim që simbolizon krenarinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.

Pas fjalimit, kryebashkiaku mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar, krahas atij amerikan, duke nënvizuar harmoninë dhe lidhjet e forta mes komunitetit shqiptar dhe shoqërisë amerikane.

“Bukuria e vendit tonë, Amerikës, është që pranon këdo nga cili do vend që vjen, ndaj unë ju them që kurrë nuk duhet ta harroni kush jeni. Kurrë mos e braktisni kulturën tuaj. Vendi ku keni ardhur nuk e zëvendëson kurrë atdheun tuaj.

Ne jemi krenarë që sot ngremë flamurin tuaj krah për krah. Edhe pse për të arritur në këtë moment u deshën 110 kryetarë bashkish. Por ajo që na bën të mrekullueshëm është diversiteti. Kjo është arma jonë sekrete që na bën të jemi ata që jemi.

Ju besoni në atë që unë gjithashtu besoj. Në familje, në biznes, në sigurinë publike. Dhe treguesi për këtë janë gratë dhe burrat në të majtën time, shqiptarë që janë anëtarë të Departamentit të Policisë së qytetit të Nju Jorkut. Ata shërbejnë, mbrojnë, sigurojnë që qyteti ynë të jetë një vend i sigurt për të rritur fëmijë dhe familje të shëndetshme.

28 Nëntori është pavarësia juaj, por ne jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit sepse kemi ne kemi nevojë për njëri-tjetrin.

Djali im ishte në Shqipëri vitin e kaluar ku mori pjesë në një konkurs muzikor dhe fitoi. Ai më mori në telefon dhe më tha: Babi, nuk e di nëse do të kthehem në shtëpi.

Unë e dua Shqipërinë dhe atë që ajo përfaqëson. Sa herë ai më shikon ma kujton këtë duke më treguar flamurin shqiptar. Faleminderit shqiptarë! Faleminderit!”, tha në fjalën e tij kryebashkiaku i Nju Jorkut.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH