Aktualitet

Dinamika e ngjarjes/ Armando Duka u kërcënua fillimisht me sms, më pas autorët i shkuan në banesë dhe...

Shkruar nga Liberale

Dinamika e ngjarjes/ Armando Duka u kërcënua fillimisht me sms,

Policia ka dhënë detaje lidhur me dinamikën e ngjarjes ku u kërcënua presidenti i FSHF-së, Armando Duka.

Mësohet se Duka fillimisht është kërcënuar me sms dhe më pas shtetasit e arrestuar i kanë shkuar te banesa.

“Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH