Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, në një komunikim për mediat deklaroi se po shohin të gjitha mundësitë në aspekt të kohës për të t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme.
Ky reagim i tij vjen pas përfundimit të takimit me Presidentin e REpublikës, Bajram Begaj.
“Ne rekomanduam tek Presidenti i Republikës që të jetë data 11. Nuk shikojmë axhendën politike, por mundësinë që kemi në aspekt të kohës për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Celibashi.
Ndërkohë Partia Demokratike ka shpërfillur ftesën e kreut të Shtetit, Bajram Begaj, për zhvillimin e konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, të cilat do mbahen në pranverën e vitit 2025.