Aktualitet

AMP arreston punonjësin e policisë/ Drejtoi ambulancën i dehur, u përplas me tre makina të parkuara

Shkruar nga Liberale

AMP arreston punonjësin e policisë/ Drejtoi ambulancën i dehur, u

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, me detyrë Shofer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Akademia e Sigurisë), i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:45, në aksin rrugor “Gjergj Kastrioti”, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit (ambulancë) tip Volsvagen dhe si pasojë ka shkaktuar dëme materiale në tre automjete të parkuara në anë të rrugës.

Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.16 mg/l dhe 1.14 mg.l

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH