Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.
Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në Podgoricë, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. G., 80 vjeç.
Si pasojë 80 vjeçari, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.