Zbardhet dëshmia e 13-vjeçares, e cila është abuzuar seksualisht prej gati 1 viti nga Simon Gjoka, i cili u paraqit ditën e sotme para në Gjykatën e Lezhës për masën e sigurisë.
Ishin pikërisht fotot dhe videot intime të vajzës së mitur të cilat u gjetën në celularin e 38 vjeçarit Gjoka.
Menjëherë e mitura është marrë në pyetje në praninë e psikologut dhe nënës së saj, ku ka dëshmuar se lidhja me 38-vjeçarin kishte filluar prej më shumë se 1 viti dhe se kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.
Mes të tjerash e mitura deklaroi se Simon Gjoka e kishte prezantuar edhe me persona të tjerë, ndërsa është ngritur dyshimi se mund të jetë shfrytëzuar prej tij për prostitucion.
Raportohet se 38-vjeçari kishte lidhje miqësore me nënën e të miturës, e cila ishte invalide.
Ndërkohë, pritet akt ekspertimi i mjekut ligjor dhe marrja sërish në pyetje e të miturës për të përcaktuar nëse ajo është shfrytëzuar ose jo për prostitucion.