Aktualitet

10 ditë nga vrasja e Martin Canit, reagon për herë të parë ministri i Brendshëm: Mediat të ndalin…

Shkruar nga Liberale

10 ditë nga vrasja e Martin Canit, reagon për herë të

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar për herë të parë në lidhje me vrasjen tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani.

10 ditë pas ngjarjes, ministri i ka dalë në mbrojtje Policisë së Shtetit, e cila më herët doli me një deklaratë, ku shprehej se janë shpërndarë informacione të rreme mbi ngjarjen dhe se nuk ka një autor të dytë.

Postimi i plotë i Ministrit të Brendshëm:

Mbështes plotësisht në frymë dhe në gërmë deklaratën e sotme të Policisë së Shtetit dhe i bashkohem thirrjes për mediat, që të ndalin valën e dizinformimit mbi autorësinë e vrasjes së nxënësit të shkollës “Fan Noli” dhe në përgjithësi mbi komunikatat e Policisë së Shtetit, siç bënë edhe në rastin e Pogradecit duke helmuar opinionin publik.

Konfirmoj edhe me përgjegjësinë time politike dhe ligjore vërtetësinë e komunikatave të Policisë së Shtetit mbi dinamikën e kësaj ngjarjeje. Tymnaja mbi ekzistencën e një autori të dytë, i cili paska goditur me një tjetër thikë viktimën është prodhim i papërgjegjshmërisë mediatike, që s’ka asnjë lidhje me të vërtetën dhe me interesin publik.

“Prindërit e mi janë të varfër, nuk paguajnë dot”/ Luis Meçja kërkon ndihmë: Jam qëlluar 4 herë me thikë
Fatkeqësisht disa ekrane dhe portale, si edhe të zakonshmit e këtyre rasteve në tribunën e politikës apo të maskuar si qëndrestarë të pavarur rrugëve qorre të luftës për pushtet, po përsërisin atë që bënë me ngjarjen e Pogradecit.

Por fatmirësisht në këtë rast, ngjarja është e regjistruar nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë qartë bllofin e madh të politizimit apo tregtimit mediatik të vdekjes.

“Duam siguri në shkolla”/ Marshim sensibilizues edhe në Elbasan për vrasjen e 14-vjeçarit te “Fan Noli”
Konstatoj se përpjekja për të shfrytëzuar politikisht dhe mediatikisht situata të tilla, rritet bashkë me të dhënat pozitive të punës së policisë.

Histeria dizinformuese mesa duket motivohet nga rënia e përvitshme e numrit të vrasjeve dhe kur ndodh një tragjedi e tillë, të zakonshmit hidhen përpjetë sapo u vjen rasti! Sidoqoftë, e vërteta është e qartë si drita e diellit në komunikatat e Policisë së Shtetit, jo në lojën politike apo mediatike me vdekjen të atyre që ky popull ua ka marrë dorën prej kohësh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH