Sport

Shqipëri- Lituani mbyllet barazim, Reja: Na u mohua një 11-metërsh

Shkruar nga Liberale
Shqipëri- Lituani mbyllet barazim, Reja: Na u mohua një

Takimi Shqipëri-Lituani u mbyll me barazim pa gola. Pas barazimit të dytë radhazi pa gola në Ligën e Kombeve, trajneri Reja u shpreh se ekipi krijoi shumë raste, ndërsa thekson edhe faktin që arbitri mohoi një 11-metërsh.

“Fiton kush shënon, në krijojmë dhe nuk dimë të shënojmë. Nuk kemi justifikime, por krijuam raste dhe nuk na dhanë edhe një penallti që për mua ishte e qartë. Humbëm raste të pastra, por gjithsesi nuk duhet të gjejmë shfajësime, kemi gabuar”, tha Reja pas ndeshjes.

Reja u shpreh se ekipi është ende brenda objektivit për vendin e parë në grup dhe kjo do të synohet me fitoren e dy ndeshjeve të fundit muajin e ardhshëm.

“Dy ndeshjet që na presin janë një mundësi që ne të marrim 6 pikë dhe të vijojmë t’i qëndrojmë objektivit tonë për të qenë në krye të këtij grupi”, tha Reja.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH