Aktualitet

"Shpërthen" deputeti i opozitës: Të shembim me votë Kuvendin!

Shkruar nga Liberale
"Shpërthen" deputeti i opozitës: Të shembim me

Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi tha në Kuvend se duhet të hiqet dorë nga seancat plenare me maska, apo mbledhje online, pasi në protestë qindra policë përqafuan dhe dhunuan qytetarë, dhe nuk i gjeti gjë për shkak të pandemisë.

“Zoti Gjoni s’ke pse mërzitet se pse qesh maxhoranca. Të gjithë e dinë se iu janë errur sytë nga babëzia. Kjo qeveri ka votuar me votat tona shtyrjen e situatës së emergjencës. Ata dhunuan në mënyrë banditeske aktorët e artistët. Boll u bëtë qesharak me maska, ta heqim këtë situatë fantazme. Policët dy mije veta, duke u përqafuar dhe duke dhunuar njerëz. Si ka gjetur gjë. Kjo revoltë, përmbysje do kthehet. Këtij parlamenti i ka ardhur koha që të shembet me vota dhe kjo ditë do të vijë së shpejti.”, tha Maliqi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH