Kryesore

Shpërthen bombola e gazit në Kumanovë, 3 të vdekur e 6 të plagosur

               Publikuar në : 12:52 - 23/02/20 liberale

Një bombol gazi ka shpërthyer këtë mëngjes në një shtëpi në fshatin Romanocë të Kumanovës  duke shkaktuar më pas një zjarr të madh dhe si pasojë ka lënë 3 të vdekur dhe 6 të plagosur.

Sipas informacioneve fillestare nga MPB, tre persona vdiqën në vend dhe gjashtë përfunduan me lëndime të rënda. Ata janë transferuar në spitalin e Kumanovës, por për shkak të seriozitetit të plagëve do të dërgohen në Qendrën e Urgjencës në Shkup.

Aktualisht një prokuror publik dhe një ekip nga SPB Kumanovo po kryejnë inspektime në terren.

Më shumë informacion mbi vendin e ngjarjes dhe shëndetin e të dëmtuarve do të postohen gjatë gjithë ditës. /Alsat-m/

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back