Aktualitet

Shokun e Gjasulës nuk e mbajnë nervat, përplas tifozin në tokë

Shkruar nga Liberale
Shokun e Gjasulës nuk e mbajnë nervat, përplas tifozin në

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme, në ndeshjen për Kupë në Gjermani, mes Dinamo Dresden dhe Hamburgut, ku luan mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula.

Pas përfundimit të ndeshjes, mbrojtësi i Hamburgut Toni Leistner, nuk e ka kontrolluar dot veten, teksa është futur në tribunë ku ndodhej një numër i vigël tifozësh dhe është përplasur me njërin prej tyre.

I nervozuar në maksimum, nga humbja 4-1, por sipas tij edhe nga provokimi që i ishte bërë nga tifozët, ai është futur në tribunë dhe është kapur keq me njërin prej tyre, duke e përplasur për tokë.

Një veprim aspak i hijshëm për një lojtar ky, aq më tepër që Leistner në të kaluarën ka luajtur për 4 sezone për Dinamo Dresdenin. Me shumë mundësi në drejtim të lojtarit do të ketë një dënim të rëndë nga federata, pasi veprimi i tij ndaj tifozit është i pajustifikueshëm. / Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH