(Foto ilustruese)
Automjeti i kryeplakut të fshatit Fushë-Derven në Fushë Krujë është djegur gjatë natës së kaluar.
Zjarri është konstatuar nga fqinjët e kryeplakut, të cilët kanë njoftuar policinë, pasi në banesë nuk ndodhej asnjë nga familjarët.
"Më datë 26.06.2020, rreth orës 01:50, në fshatin Derven, Krujë, është djegur mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit P.Gj., të cilën e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia. /Gazeta Liberale