Aktualitet

“Shifra e udhëtimeve të Ramës me çarter të frikshme për realitetin shqiptar dhe krizën ku ndodhemi”

Shkruar nga Liberale
“Shifra e udhëtimeve të Ramës me çarter të

Fatura e fluturimeve të kryeministrit Edi Rama jashtë vendit, e cila doli nga të dhënat e publikuara nga hakerat iranianë, është e frikshme për realitetin shqiptar, thotë Reldar Dedaj, kryeredaktor i gazetës Liberale.

Në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma, Dedaj thekson se Rama si politikani të majtës duhet të promovojë kulturën e thjeshtë dhe jo luksin.

"Rama është përfaqësues i një partie që përfaqëson të majtën. Nuk do të thotë që ai duhet të jetë i varfër por duhet të promovojë kulturën e thjeshtë, të një qytetari që tregon vlera modeste në shoqëri dhe shifrat që nxorën hakerat iraninanë janë të frikshme për realitetin shqiptar, buxhetin shqiptar dhe krizën në të cilën ndodhet aktualisht Shqipëria. Mjaftuan hakerat që të nxjerrin në shesh llumin e politikës shqiptare".

E ndërsa qeveria nuk ka pasqyruar asgjë rreth këtyre fluturimeve, ai thotë se e sigurt është se paratë nuk kanë dalë nga xhepi i Ramës.

"Këto para nuk kanë dalë nga xhepat e Ramës dhe as ndonjë ministri të tij por kanë dalë nga taksat e shqiptarëve apo oligarkëve, që duke dhënë një pjesë për luksin e kryeministrit do të marrin një pjesë nga buxheti dhe PPP që janë denoncuar në media".

Ndërkohë ERE njoftoi sot se nga 1 nëntori do të aplikohet fasha e energjisë 800 kilovat.

"Shteti shqiptar është ndërtuar mbi konceptin e bosëve, por Rama duhet të njohë realitetin shqiptar që sot është shumë i rënduar, ekonomia shqiptare është e shkatërruar. 3-4 persona këtu kontrollojnë fatet e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Kryeministri del si figura e Jezu Krishtit në konceptin e shtetit, nuk mund të jetë. Është vetëm një person që kontrollon por institucionet veprojnë. E ka kthyer qytetarin shqiptar si lypës".

I pyetur se a po përdoret çmimi i energjisë elektrike në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, ai përgjigjet:

"Politika shqiptare është futur në fushatë elektorale, nuk ka diskutim. Koncepti i njëshit e shkatërron shtetin shqiptar, nuk mund të kontrollojë institucionet". Marrë nga Oranews.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH