Showbiz

Shi do të bjerë në Tiranë! Plakat e Prillit, cila është historia e legjendës që besohet ende sot

Shkruar nga Liberale
Shi do të bjerë në Tiranë! Plakat e Prillit, cila

Është ndër gojëdhënat më të njohura dhe më të besuara në Shqipëri madje në të gjithë Ballkanin.

Plakat e Marsit apo të Prillit (të quajtura në varësi të vendit) është shprehje e besimeve popullore lidhur me tri ditët e ftohta në fund të marsit, ose në fillim të prillit.

Këto tri ditë lidhen me një plakë, e cila duke pandehur se kishte ikur dimri e shau marsin ”Mars o Mars ske ça me mba, se dimër ska ma”. “Marsi: O shkurt o im vëlla, mi jep tre dita hua ta ngrij plakën me çka ka” dhe për këtë arsye marsi e ngriu në vend.

Dhe sipas gojëdhënave prandaj shkurti ka 3 ditë mangët.

Sipas legjendës, Mali i Tomorrit është vendi ku plakat u ngrinë me bagëtitë, ndërsa sipas gojëdhënave në atë vend sot gjendet një gur në formën e një plake, ku edhe sot e kësaj dite buron ujë, që thuhet se janë “lotët e plakës”.

Kjo legjendë njihet në tërë Ballkanin, dhe si për çdo legjendë tjetër edhe për këtë qarkullojnë disa versione.

Dhe ditët e para të prillit parashikohet të jenë me reshje shiu, si çdo vit tjetër, sepse reshjet parashikohen më të shpeshta me ndërrimin e stinëve.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH