Aktualitet

Shehu: Qeveria i hipën “breshkës” për një grusht vaksinash

Shkruar nga Liberale
Shehu: Qeveria i hipën “breshkës” për një grusht

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në rrjetin social “Facebook” ka reaguar me kritika ndaj qeverisë për menaxhimin e situatës së Covid-19. Shehu është ndalur edhe tek vendimi i qeverisë për t’u angazhuar financiarisht nëpërmjet mekanizmit COVAX, për të pasur vaksinën e sigurt anti-Covid.

Shehu shton se COVAX është një organizëm i krijuar së fundmi nga OBSH, GAVI e CEPI për të krijuar një balancim në shpërndarjen e vaksinës mbas prodhimit të saj, kryesisht për botën jo të zhvilluar, për të cilën dhe BE ka dhënë një financim prej 400 M $, pra për jo më shumë se 20 milion të vaksinuar, ndërsa ShBA e ka bojkotuar si të pa besueshëm.

Reagimi i plotë

Qeveria i hipen “breshkes” per nje grusht vaksinash Covid.

Sot Qeveria angazhohet me pompozitet, sic une e kisha paralajmeruar, se do te siguroje vaksinen Covid nepermjet COVAX- prit “gomar te mbije bar” i thone!

COVAX eshte nje organizem i krijuar se fundmi nga OBSH, GAVI e CEPI per te krijuar nje ballancim ne shperndarjen e vaksines mbas prodhimit te saj, kryesisht per Boten jo te zhvilluar, per te cilen dhe BE ka dhene nje financim prej 400 M $, pra per jo me shume se 20 milion te vaksinuar, ndersa ShBA e ka bojkotuar si te pa besueshem.

Ne rastin me te mire ky organizem do te mund te siguroje per vendet qe do te aplikojne nje sasi vaksinash deri per 20 % te popullesise se tyre e kjo ne hapesire kohore deri ne fund te vititi 2021, pra shume pak e ne kohe te gjate.

Kjo eshte e verteta e propagandes qeveritare per vaksinen Covid kur Qeveria jone duhej:

—Te kontraktoje direkt me prodhuesit serioze te mundeshem ose nepermjet qeverive te shteteve kryesore te Europes per te siguruar vaksinimin gratis te reth 2 milion qytetareve, ne nje kohe te njejte me ate te vendeve te BE.

Per fatkeqesine e shqiptareve kjo Qeveri di vetem “te kakarise” pa bere veze”!

Por jo per shume gjate tashme!;i.k

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH