Globi

SHBA, kamioni përplas për vdekje 5 çiklistë

Shkruar nga Liberale
SHBA, kamioni përplas për vdekje 5 çiklistë

Pesë çiklistë humbën jetën dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur pasi u goditën nga një kamion ndërsa bënin garë në një autostradë të Nevada-s

Aksidenti tragjik ndodhi në autostradën 95 në jug të Bulder City, ndërsa 20 persona të apasionuar pas çiklizimit po zhvillonin një garë 150 kilometërshe që kishte nisur në Henderson.

Çiklistët ishin të gjithë miq të ngushtë që organizonin herë pas here evente të tilla. Këtë vit, grupi po festonte daljen në pension të një prej anëtarëve të tij nga policia metropolitane e Los Angeles.

Çiklistët zakonisht shoqëroheshin nga një furgon sigurie i cili mbante ujë dhe sendet e nevojshme, por kësaj radhe disa prej tyre kaluan pas tij për shkak të erës së fortë dhe në këtë mënyrë ndodhi dhe aksidenti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH