Globi

Serbia “ringjall” dy brigadat që bënë krime në Kosovë e Bosnjë

Shkruar nga Liberale
Serbia “ringjall” dy brigadat që bënë krime në

Pas 13 vjetësh Armata e Serbisë ua kthen statusin dy brigadave të cilat mbahen në mend për krimet në Bosnjë dhe në Kosovë. Bëhet fjalë për Brigadën 63 parashutiste dhe atë 72 për operacione speciale, bëjnë me dije mediat e Beogradit, shkruan Koha.net.

Që të dyja kanë marrë pjesë në luftëra gjatë viteve të nëntëdhjeta, ndërkaq më 2006, kur u formua Armata e Serbisë, iu ul rangu i tyre në batalion dhe u shkrinë në Brigadën Speciale, rikujton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, duke njoftuar në lidhje me këto ndryshime, tha se “Sa herë që popullit serb i kërcënohej rreziku nga masakrat dhe shkatërrimi, këto që mbanin këta emra ishin me të. Vetëm një popull mosmirënjohës dhe vetëm një ushtri jo çlirimtare, që komandohet nga të huajt, do të vendoste të humbë emrat Brigadës së lavdishme 72 dhe asaj 63, dhe t’i hedh në të kaluarën...”

Këto dy brigada si njësi elitare, fillimisht të APJ-së e pastaj të Ushtrisë Jugosllave, nga viti 1991 deri më 1999 kanë marrë pjesë në luftëra në ish-Jugosllavi, ka thënë hulumtuesi i Fondit për të Drejtën Humanitare Jovan Kollariq.

Ajo për çka mbahen në mend më së shumti pa dyshim është pjesëmarrja e Brigadës 72, e pastaj edhe pjesë të Brigadës 63 parashutiste, në rrethimin e Sarajevës, përkatësisht që të dy këto brigada u dërguan atje në dhjetor të vitit 1993 në zonën e Vogoshqës me detyrë që të marrin kontrollin e malit Zhuç, një pikë me rëndësi strategjike për forcat serbe në Bosnjë e Hercegovinë. Këtë të dhënë e kemi marrë vesh nga aktgjykimi i Tribunalit të Hagës ndaj Momçillo Perishiqit”, ka thënë Kollariq.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH