Showbiz

Rubini më i madh në botë del në ankand, shifra marramendëse që pritet të arrijë

Shkruar nga Liberale
Rubini më i madh në botë del në ankand, shifra

Një rubin mahnitës 55,22 karatësh do të dalë në ankand nga Sotheby's dhe sipas CNN, pritet të bëhet guri më i madh i këtij lloji që del në shitje.

Sipas ekspertëve, çmimi i tij ka të ngjarë të arrijë në 38 milionë dollarë. Rubini do të dalë në ankand në Nju Jork në qershor. Siç raporton rrjeti amerikan, ai është zbuluar një vit më parë nga kompania kanadeze “Fura Gems” në një nga minierat e saj në Mozambik.

Dje, Sotheby's njoftoi se rubini "jashtëzakonisht i rrallë" dhe "i vlefshëm" që do të dilte në ankand. Perla, e quajtur "Estrela de Fura", pritet të arrijë më shumë se 30 milionë dollarë, tha shtëpia e ankandeve.

Megjithëse shitjet rekord të gurëve të çmuar dominohen nga diamantet - veçanërisht ato me ngjyra - rubinët konsiderohen gjithashtu ndër gurët e çmuar më të rrallë dhe më të vlefshëm në botë./Liberale.al

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH