Aktualitet

Rrihte bashkëshorten dhe fëmijët, SHÇBA arreston inspektorin e policisë në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Rrihte bashkëshorten dhe fëmijët, SHÇBA arreston

Një punonjës policie me detyrë inspektor pranë Komisariatit Nr.1 të Policisë së Tiranës është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Përmes një njoftimi për mediat, SHÇBA bën me dije se është arrestuar inspektori A.T. 54 vjeç, pasi dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët.

Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit të bashkëshortes dhe dy fëmijëve për dhunë fizike e psikologjike, në kohë e periudha të ndryshme prej disa vitesh.

Po kështu, në dhunën e ushtruar ndaj tyre ka dyshime se punonjësi i policisë ka përdorur edhe armën e shërbimit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH