Gjykata e Lartë ka lënë në burg kryebashkiakun në detyrë të Himarës, Fredi Belerin. Gjykata rrëzoi kërkesën e tij, pasi akuzohet për shit-blerje votash. Ai kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë "arrest me burg" në të cilën ndodhej që prej datës 12 maj.
Betimi para këshillit bashkiak është detyrim ligjor, nëse nuk realizohet brenda një afati kohor brenda 3 muajsh mandati tij shuhet.
Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.
Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij.
Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.