Këngëtarja thotë se shumë meshkuj, duke përfshirë edhe ata të martuar, i propozojnë për martesë.
“Unë jam burri ideal për ty. A pranon të martohesh me mua. Lë diasporën, gjithçka për ty.”
“Ose më thonë kam një fëmijë, e më pranon me një fëmijë. Janë plot burrë të martuar që më propozojnë për martesë”, u shpreh Rovena Stefa.
Rovena Stefa paralajmëron se do ta tregojë listën e burrave kosovarë që i kanë propozuar martesë. “Janë shumë edhe nga Kosova, nuk e di se sa. Nuk di as sesi t’i përzgjedh”, u shpreh ajo, e ftuar në televizionin e Prishtinës.