Ikona britanike e automobilave luksoze Rolls-Royce ka zbuluar makinën e parë plotësisht elektrike të markës, Rolls-Royce Spectre 2024, e cilësuar si "Super kupa elektrike ultra-luksoze në botë" dhe "pasardhësi shpirtëror" i Phantom Coupe.
Rolls-Royce njoftoi në 2021 se do të kalonte në një linjë produktesh plotësisht të elektrizuar deri në vitin 2030. Në të njëjtën kohë, kompania zbuloi se Spectre kishte filluar testimin në rrugë. Në prill të vitit 2022, Spectre përfundoi testimin e tij dimëror pranë Rrethit Arktik.
Modeli është bazuar te Silver Ghost, një makinë e prodhuar nga Rolls-Royce në vitin 1906 dhe që e ngjiti kompaninë në majën e prodhimit të makinave cilësore.
Makina peshon rreth 3000 kilogramë, por falë dy motorëve elektrikë arrin deri në 557 kuaj fuqi dhe do të mund të shkojë nga 0 në 100 kmh në 4,4 sekonda. Me një karikim të plotë të baterisë makina do të mund të përshkojë plot 418 kilometra distancë. Çmimi i makinës nuk është caktuar ende, por parashikohet që të arrijë në 400 mijë paund./Liberale.al