Aktualitet

Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri, nesër temperatura deri në 41°C

Shkruar nga Liberale
Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri, nesër temperatura deri

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët, por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Vranësirat e dendura do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe shpejtësi deri në 10-15m/s.

Vlen për tu theksuar fakti se për shkak të lagështirës së lartë në ajër, mbulimit të herëpashershëm të kupës qiellore me vranësira, dhe erës jugore; temperaturat nesër do të ndihen disa herë më të larta për trupin e njeriut krahasuar me ato që regjistrohen në kafazin meteorologjik.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 19 deri 37°C

në zonat e ulëta 19 deri 41°C

në zonat bregdetare 22 deri 37°C

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH