Globi

Rikthehen vaksinat anti-Covid, Biden merr dozën e radhës

Shkruar nga Liberale

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka marrë dozën e radhës anti-Covid.

Biden u ka bërë thirrje amerikanëve që të planifikojnë edhe ata të vaksinohen para dimrit.

“Mbi 20 milionë nga bashkë-atdhetarët tanë amerikanë tashmë kanë marrë vaksinën e përditësuar të COVID. Dhe sot u bashkova me ta”, tha Biden, përmes një mesazhi publikuar në rrjetet sociale, duke treguar se është vaksinuar.

“Planifikoni për të bërë edhe ju vaksinën tuaj”, ka qenë thirrja e tij.

Ndërkohë në vendin tonë, vaksinimi duket se pas muajve të verës është ndërprerë. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH