Në ditën e 7 të grevës të grave që punojnë në Rafinerinë e naftës në Ballsh, gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e rëndohet.
“Nuk dorëzohemi asnjëherë sa të bëjmë atë kauzën tonë sa të marrim rrogat dhe të kthehemi në punë. Jemi shumë të lodhura, kemi pasur nevojë edhe për ndihmën e mjekëve, i kemi marrë në telefon”, ka thënë njëra prej grave.
“E rënduar dhe në siklet të madh ndjehem, por e kam thënë dhe do ta them se do qëndroj deri në fund sa të marrim rrogat. Unë do bëj sakrificë deri në fund. Deri tani asnjë gjë, i lutemi kryeministrit t’i japë zgjidhje sa më parë”, apeloi një tjetër.