Regjisori Roman Polanski, i cili prej vitesh ndodhet në arrati, ka akuzuar mediat se po e bëjnë atë të duket si një përbindësh pa asnjë të drejtë. Ai ka thënë se lajmet kanë ndikuar tek familja e tij, duke i shkaktuar një sërë problemesh, gruas dhe fëmijëve.
Regjisroi ka marrë kërcënime të ndryshme në rrjetet sociale, pas akuzave pëtr ngacmim seksual.
Polanksi u arrestua në vitin 1977 ku u akuzua për përdhunimin e 13-vjeçares Samantha Geimer. Ai e pranoi fajin dhe kreu 42 ditë burg. Por atëherë kur mendoi se çështja e tij ishte mbyllur, gjyqtari vendosi t’i jepte një dënim më të rëndë. Kjo gjë bërë që regjisori të arratisej dhe ende sot e kësaj ditë vazhdon arratinë. Ai nuk lejohet të hyjë në SHBA.
Akuza më e fundit që u bë drejt tij ishte nga aktorja Valentine Monnier muajin e kaluar, por edhe këtë herë asgjë nuk u pranua nga ana e Roman.