Showbiz

Reagon më në fund Blero dhe flet për arsyen e ndarjes nga Afrona

Shkruar nga Liberale
Reagon më në fund Blero dhe flet për arsyen e ndarjes nga Afrona

Këngëtari Blero ka vendosur t’u japë fund zërave në mediat rozë dhe rrjetet sociale, se ai dhe bashkëshortja Afrona janë ndarë, duke e konfirmuar atë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai tregon se që prej muajit maj të këtij viti, ata janë ndarë për arsye personale, të cilat nuk do që të komentohen më.

“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj- ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”, ka shkruar ai mes të tjerash.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH