Çdo kush që izolohet në shtëpi si pasojë e koronavirusit pajiset me një raport mjekësor, i cili paguhet 100%. Nuk ka rendësi nëse je i infektuar me Covid, nëse kontaktoni me mjekun e familje dhe izolohesh përfiton raport paaftësie.
“Në momentin që pacienti telefonon, ose paraqitet tek mjeku i familjes e paraqet që ka shenja të virusit atëherë ai kartelizohet për këtë sëmundje dhe pajiset me modularin e paaftësisë në punë. Mjeku i familjes lëshon modularin për 14 dite është i pagueshëm”, tha mjekja e familjes, Xhentiljana Nazaj.
Kontakti me mjekun e familjes është i domosdoshëm edhe për të përfituar nga dy skemat e mjekimit falas për ata që rezultojnë me tampon pozitiv.
“Simptomat e viruseve të gripit dhe virusit të COVID-it përngjasojnë në fillimet e tyre, pra kur pacienti paraqitet me simptomat e para ne i japim këshillat për mjekime simptomatike dhe japim këshillimet me shumë dieta dhe ushqimet dhe ndërkohë bëhet raportimi për tampon, gjate kësaj kohe pacienti merr mjekime simptomatike dhe në momentin që tampon del pozitiv atëherë ne i japin një nga skemat pasi përcaktohet stadifikimi nga mjeku i familjes”, tha Nazaj për Klan TV.