Aktualitet

Rama nxjerr fotot: Korça ka ndryshuar si nata me ditën 

Shkruar nga Liberale
Rama nxjerr fotot: Korça ka ndryshuar si nata me ditën 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga qyteti i Korçës, që sipas tij ka ndryshuar si nata me ditën.

Sipas kryeministrit krahas ndryshimit rrënjësor të qytetit jug-lindor, janë shtuar edhe të ardhurat e ekonomisë vendore.

“S’ka më të verbër se sa ai që nuk do të shikojë, por Korça nga dje sot nuk ka ndryshuar si nata me ditën veç në dukje, po edhe në të ardhurat e ekonomisë vendore, që dje lëngonte nën pluhurin e harresës, ndërsa sot hap dita-ditës dyer të reja bujtinash, baresh, restorantesh, aktivitetesh lloj-lloj, të cilat tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë në qytetin që sot e kupton pse të moçmit e quanin, “Parisi i Vogël” i Shqipërisë”, shkruan Rama.

Po ashtu Rama premton se nëse merr mandatin e tretë, “me qendrën e re të kodimit e të start up-eve për të rinjtë, Korça e Mandatit të Tretë do të kthehet edhe në një destinacion dijeje për punësim në tregun global të shërbimeve digjitale”.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1185025,1185036,1185031,1185029,1185034,1185033,1185027,1185024,1185026,1185028,1185030,1185032,1185035"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH