Aktualitet

Rama nga Rinasi: Bisedime me një shtet mik për 360 mijë doza

Shkruar nga Liberale
Rama nga Rinasi: Bisedime me një shtet mik për 360 mijë doza

Kryeministri Edi Rama tha se po diskutohet me një shtet të rëndësishëm për marrjen e 360 mijë dozash të vaksinave AstraZeneca.

Nga Rinasi ku priti dozat e radhës prej 6 mijë vaksinash, kryeministri tha se 70% e prodhimit të përgjithshëm të vaksinave janë në duart e vetëm 10 shteteve.

“Brenda marsit do bëhet lëvrimi i të gjithë sasisë. Ndërkohë vazhdojmë çdo ditë përpjekjen për të finalizuar një marrëveshje të rëndësishme me një shtet mik për një sasi prej 360 mijë dozash të AstraZeneca. Po ashtu jemi në komunikim dhe me 2 shtete të tjera që të shtojmë sasinë e vaksinave në mënyrë që të mos kemi asnjë moment ndalim apo rënie të tempit që të rrisim tempin progresivisht që të vaksinojmë popullatën brenda 14 muajve.

Ne marrim një tjetër sasi vaksinash nga Pfizer, si një mënyrë që të mos kemi asnjë moment të rënies së tempit, por ta rrisim atë me objektivin e shpallur që të vaksinojmë të gjithë popullatën brenda 14 muajve. Ju po e shikoni se çdo ditë lufta për të siguruar doza vaksinash është shumë e fortë në të gjithë anët, por ne nuk hyjmë te ata që dorëzohen dhe unë kam besim se shumë shpejt do të kemi lajme shumë të mira. Ne vijojmë furnizimin me vaksinën Pfizer, vijojmë fushatën e shtrirë për vaksinën e personelit të bluzave të bardha në të gjithë vendin. Sot që flasim 70% e prodhimit të përgjithshëm të vaksinave janë në duart e vetëm 10 shteteve dhe të gjithë vendet e tjera që kanë pasur akses me dozat e mundshme kanë marrë pjesë dhe kanë ndarë vetëm 30% të shifrave. Ka dhe 120 vende mes tyre dhe vendet e rajonit që nuk kanë asnjë dozë deri më tano”, ka thënë Rama.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH