Aktualitet

Rama flet për vilën në Surrel: Është ndryshe, sepse unë jam i tillë

Shkruar nga Liberale
Rama flet për vilën në Surrel: Është ndryshe, sepse

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot gjithë socialistët në teatrin ArTurbina, për t’i njohur ata me arritjet që kanë pasur ata dhe shqiptarët nën drejtimin e tij.

Regjia e organizimit të takimit, kishte planifikuar edhe futjen e disa pyetjeve nga rrjetet sociale, të cilave kryeministri iu përgjigjej menjëherë, duke ndërprerë fjalimin e tij për situatën ekonomike, politike e sociale në vend.

I pyetur për vilën e tij në Surrel, Rama tha se ajo është e tillë, pasi edhe ai është ndryshe nga të tjerët.

Vila ime ka formë të ndryshme, sepse unë jam ndryshe nga të tjerët, ashtu si të gjithë janë ndryshe nga njëri-tjetri. Po në raport me banesat individuale të shqiptarëve, edhe banesa ime është një banesë individuale. Për të gjithë ata që kanë hedhur pafund baltë mbi këtë, mund të them se shtëpia ime është e deklaruar me çdo detaj dhe me çdo faturë”, tha Rama./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH