Politikë

Rama dhe Balluku dorëzojnë çelësat për afro 6 mijë shtëpi në Krujë

Shkruar nga Liberale
Rama dhe Balluku dorëzojnë çelësat për afro 6

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë shkuar për inspektim në Krujë në kantieret e Rilindjes pas tërmetit, ku po përfundojnë 22 godina 5 katëshe për 336 familjet e goditura nga fatkeqësia.

Ata kanë deklaruar se deri më 31 dhjetor do të mbyllet procesi i shortit dhe dorëzimi i çelësave.

Sakaq, sipas Ballukut, deri më tani janë rreth 3500 apartamente, të cilat shumica janë dorëzuar dhe mbi 2500 ndërtesa individuale që e çon në total 6 mijë numrin e njësive të banimit.

Me aktin normativ që aprovuar javën e fundit në qeveri e kemi shtuar investimin për vitin 2023 me 12 miliardë të tjerë, duke e çuar kështu investimin në programin e rindërtimit në 17 miliardë dhe besojmë që në këto momente të gjitha kantieret janë të financuara dhe të gjitha bashkitë do të ketë mundësi që të avancojnë.

Deri më tani kemi rreth 3500 apartamente, të cilat shumica janë dorëzuar dhe një pjesë e tyre do të dorëzohen deri në fund të vitit, mbi 2500 ndërtesa individuale që e çon në total 6 mijë numrin e njësive të banimit“, tha Balluku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH