Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e kontrollorëve të Rinasit.
Në një postim në twiter, Rama iu bën apel që të ndahen nga ata që i futën në ktë lojë të cmendur zjarri dhe i paralajmëron, se ata që nuk kthehen në punë të enjten, nuk do të gjejnë më vend në Albcontrol.
"Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!", shkruan Rama.