Sipas sindikatave, punëtorët e veshjeve janë goditur rëndë nga inflacioni, i cili arriti gati 10 për qind në tetor, ndërsa monedha vendase e Bangladeshit, taka, është nënçmuar me rreth 30 për qind kundrejt dollarit amerikan që nga fillimi i vitit të kaluar. Por Hasina thotë se rritja e propozuar për punëtorët e veshjeve është shumë më e lartë se rreth 5 përqind që morën nëpunësit civilë. Por sindikatat thonë se rritja e pagave që iu ofrua këtë javë nuk është e mjaftueshme përballë rritjes së çmimeve të ushqimeve, qirave dhe kostove të shëndetësisë dhe arsimit. Sipas policisë, të paktën tre punëtorë janë vrarë që nga fillimi i protestave dhe gjashtë policë janë plagosur, ndërsa më shumë se 70 industri janë plaçkitur. Bangladeshi është eksportuesi i dytë më i madh i veshjeve në botë pas Kinës. 3500 industritë e veshjeve në vend, në të cilat punojnë kryesisht gratë, gjenerojnë 85% të të ardhurave vjetore të vendit nga eksporti prej 51 miliardë euro. Këto fabrika furnizojnë rroba për kompanitë globale si Zara, Levi's dhe H&M. “Nëse mbyllen këto industri, nëse prishet prodhimi, nëse pengohen eksportet ku do të shkojnë punët e tyre? Duhet ta kuptojnë”, tha Hasina./Liberale.alSo-Called democracy in Bangladesh, where it brings in all the firepower to suppress a protest! pic.twitter.com/Nqv4vgDq1A
— Ashok Swain (@ashoswai) November 10, 2023
