Universiteti Europian i Tiranës zhvilloi javën e shkuar zgjedhjet e Qeverisë Studentore ku tashmë u plotësua me 27 senatorë të rinj dhe në tërësinë e saj kjo strukturë është e përbërë nga 50 përfaqësues të zërit të studentëve në të gjithë universitetin.
Javën e kaluar u zhvillua zgjedhja e Qeverisë së re Studentore në Universitetin Europian të Tiranës. Senatorët e rinj kanë prezantuar objektivat e tyre për detyrën ku janë zgjedhur me votat e studentëve. Këta studentë kanë zgjedhur qeverinë e tyre të re, e cila do të merret me organizimin jo vetëm të aktiviteteve, por do shërbejë edhe si zëri përfaqësues në vendimmarrjen dhe politikat e universitetit në interes të tyre. Si proces, rinovimi i kësaj strukture zgjati rreth një muaj, ku studentët zhvilluan një fushatë duke u prezantuar dhe premtuar ndaj grupeve të tyre, duke fituar besimin dhe duke marrë votat e caktuara për të qenë pjesë e Qeverisë Studentore për t’i përfaqësuar ata denjësisht në çdo aktivitet dhe problematikë që kanë.
Që nga dita e parë UET ka pasur dhe ka në vëmendje studentin. Për këtë arsye ai i kushton një rëndësi tepër të madhe atij dhe rolit të tij duke e angazhuar dhe bërë pjesëmarrës në shumë aktivitete dhe forume të ndryshme por jo vetëm. Klubet dhe Qeveria Studentore po ashtu kanë në fokus të tyre studentin dhe angazhimin e tij maksimal, duke shërbyer si një formë më e mirë për ta nxitur dhe praktikuar atë në fusha të ndryshme dhe të qenësishme të jetës së tyre. Ashtu siç çdo vit në UET, senati dhe qeveria studentore janë pika tepër kyçe në jetën e studentit. Për UET, Qeveria Studentore është një lloj detyrimi ndaj pjesës tjetër. Prandaj në janar u realizuan zgjedhje në mënyrë demokratike për anëtarët e rinj të qeverisë.Qëllimi i Qeverisë Studentore në UET është të përfshijë sa më shumë studentët në lidhje me vendimet që merren mbi universitetin e tyre, një përfaqësi kjo e cila garanton transparencën dhe dëgjimin e vullnetit të studentëve.
Qeveria studentore për vitin 2020-2021 përbëhet nga 50 anëtarë dhe ka tre drejtues të cilët së bashku me Dekanen e Studentëve do të pwrfshihen duke patur si qëllim ndërthurjen më së miri të dëshirave të studentëve dhe detyrimeve akademike. Organizimet studentore janë aktorë të rëndësishëm të jetës së universitetit, krahas stafit akademik dhe personelit administrativ. Të krijuar nga vetë të rinjtë dhe të mbështetur nga stafi akademik ato përfaqësojnë angazhime dhe interesa të ndryshëm, të lidhur shpesh edhe me degët e studimit. Qeveria Studentore është një organizëm jo vetëm i nevojshëm, por edhe i domosdoshëm. Filozofia e Universitetit Europian të Tiranës gjithmonë ka patur në qendër studentët dhe padiskutim që bashkëpunimi i universitetit me studentin është i rëndësishëm.
Nën moton “ZGJIDHU TI”, flasin tre drejuesit Qeverisë Studentore
Emanuela Prenci e cila studion për arkitekturë, viti i parë bachelor është zgjedhur Presidente e Qeverisë Studentore. Ajo së bashku me Zëvendës Presidentin, Antonio Demiri dhe Sekretarin e Qeverisë Mattheos Gumeni do të jenë në qendër të studentëve me ndërrmarrjen e nismave, kauzave, aktiviteteve të cila janë në favor të tyre. Të tre drejtuesit e qeverisë studentore kanë si qëllim angazhimin e studentëve, të cilët duke i nxjerrë pak nga rutina e tyre akademike nëpërmjet angazhimit në aktivitet extrakurrikulare do t’ua bëjnë akoma dhe më tërheqëse jetën studentore.
“Ideja për të marrë pjesë në qeverinë Studentore ishte e ditur sepse kam gjithë jetën që aktivizohem dhe jam pjesë e lidershipit te gjimnazit apo 9-vjecare që kam studiuar më përpara. Së bashku me zv. presidentin dhe sekretarin nuk do të na mungojnë eksperiencat pasi çdokush që merr iniciativën të jetë pjesë e një qeverie studentore siç është ajo e Universitetit Europian të Tiranës ka një background të mëparshëm që vlen edhe për arsimin e lartë. Jam e bindur se para se të ngrija dorën për të qenë pjesë e qeverisë studentore këtu në UET e kam ditur shumë mirë çfarë jam duke bërë. E kam pyetur veten, a jam e gatshme te përballem me sfidat që ka? A jam e gatshme të përfaqësoj zërin e studentëve këtu tek ne? Dhe pasi i jam përgjigjur vetvetes dhe kam bindur veten, jam përpjekur të bindë edhe studentët e tjerë që janë pjesë e senatit. Përveç eksperiencës që UET ka, këtu kanë ardhur thithur nxënës ekselent nga gjimnazet, që nuk i mungojnë shumë idetë dhe kreativiteti. Unë jam studente në Arkitekturë dhe ne jemi një kolazh shumë i bukur i artit me perfeksionizmin. Ndoshta po ti bashkosh këto të dyja bashkë, po aq sa abstrakte aq edhe e bukur bëhet për syrin, për veshin, por jo vetëm. Unë paraqita një platformë e cila konsiston në disa pika, jo vetëm aktivitetet por edhe se si ti nxisim studentët në vendimmarrje, disa ide që kishin të bënin me sfidat që përballet shoqëria sot, sidomos studentët. Kam qenë pjesë e shume organizatave të të rinjve Youth Tirana, kam fituar edhe disa çmime ,në konkurse, plani biznesi që janë organizuar nga shoqata apo evente të ndryshme. Do përpiqemi që ti zhvillojmë edhe këtu në UET si ide për studentët” -tregon Presidentja e Qeverisë Studentore, Emanuela Prenci.
Ndërkohë ZëvendësPresidenti i Qeverisë Studentore në UET na tregon se,përpara se të bëhej pjesë e qeverisë studentore ka qenë i angazhuara edhe ne gjëra të tjera,si vullnetar i World Vision,si aktivist për arsimin tek fondacioni Shoqëria e Hapur Për Zhvillim për 6 muaj etj. Edhe pse ai është student inxhinierie përsëri ai nuk përqendrohet vetëm tek ajo. Antonio na tregon se inxhinieria është degë e cila do ta ndihmojë atë që të kryej të gjitha idetë që ka në lidhje me shumë fusha të ndryshme. Inxhinieria informatike do të më ndihmoj që unë të krijoj një aplikacion që do të jenë në shërbimin jo vetëm të komunitetit tim, por edhe të Shqipërisë. Nga ana tjetër lidershipi më ndihmon të vazhdoj atë që kam nisur ,si anëtar i organizatave dhe jo vetëm.
Së fundmi Sekretari i Qeverisë Studentore, studenti Mattheos Gumeni i cili studion Edukim Fizik dhe Sporte me profil Gazetarin ka qenë në ekipin e futbollit dhe basketbollit të flamurtarit. Përpos rëndësisë që ai i jep sportit, përsëri si më të duhurën për të dhe vendin në të cilin ai ndodhet është gazetaria sportive dhe jo thjesht sporitisti, Mattheos tregon se të qenët në lidershipin e qeverisë studentore do ta ndihmoj akoma dhe më shumë në zgjedhjen e tij aktuale./Gazeta Liberale