Aktualitet

Qeveria, marrëveshje me OKB për decentralizimin e pushtetit vendor

               Publikuar në : 18:30 - 22/09/21 liberale

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, informoi se sot u miratua një marrëveshje midis programit të zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë shqiptare.

Ky program, i cili quhet “Star 3” është një instrument që bashkon disa donatorë që janë të përfshirë në modernizimin e qeverisjes vendore në Shqipëri.

Donatorët që do i bashkohen këtij instrumenti në “Star 3” janë BE, Suedia dhe Zvicra, së bashku me qeverinë shqiptare dhe me PNUD-in.

“Sot miratuam në mbledhjen e radhës, të qeverisë një marrëveshje të rëndësishme midis programit të zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë shqiptare, i cili është një instrument që është përdorur me shumë sukses që prej vitit 2013, kur ne filluam të dizenjojmë dhe më pas ta implementojmë reformën territoriale dhe të gjithë reformën e decentralizimit të qeverisjes drejt pushtetit vendor. Dhe ky program është i treti në radhë, quhet “Star 3”, dhe është instrument që bashkon disa donatorë që janë të përfshirë në reformën e decentralizimit në Shqipëri dhe në atë që quhet, në modernizimin e qeverisjes vendore në Shqipëri, së bashku me qeverinë shqiptare, kanë krijuar një fond të përbashkët. Donatorët që do i bashkohen këtij instrumenti në “Star 3” janë BE, Suedia dhe Zvicra, së bashku me qeverinë shqiptare dhe me PNUD-in.

Kryesisht, ky program, ky fond do të shkojë për të përsosur dhe modernizuar edhe më tej shërbimet në nivel lokal Atë revolucionin që ne bëmë me dencentralizimin e shërbimeve në qeverisjen qendrore, ne duam ta çojmë edhe në qeverisjen vendore dhe, një pjesë e rëndësishme e këtij fondi, do të shkojë pikërisht për këtë gjë. Dhe, nga ana tjetë,r do të ngrejë instrumente monitorimi të performancës të qeverisjes vendore. Një instrument shumë i rëndësishëm që sigurisht do të bëjë të mundur që në bazë të performancës të çdo bashkie, atëherë edhe vëmendja jo vetëm e donatorëve, por dhe vëmendja e qeverisë shqiptare do të jetë asimetrike duke u nisur nga niveli i performancës së çdo bashkie. Kështu që besoj që suksesi i kësaj marrëveshje është i garantuar, sepse i tillë ka qenë edhe në dy marrëveshjet e para që kemi bërë me të njëjtin instrument.”

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back