Globi

Protestuesit e ngrohjes globale përplasin tortë në fytyrën e manekinës prej dylli të mbretit Charles

Shkruar nga Liberale
Protestuesit e ngrohjes globale përplasin tortë në fytyrën e

Damien Gayle

Protestuesit e klimës që hodhën tortën në fytyrën e dylltë të manekinës së mbretit Charles në Madame Tussauds janë urdhëruar t'i paguajnë atraksionit turistik të Londrës 3,500 paund si kompensim.

Eilidh McFadden, 20 vjeç dhe Tom Johnson, 29 vjeç, u shpallën fajtorë për dëm penal në gjykatën e magjistraturës në Ëestminster të marten. Për secilin prej tyre që përplasi një tortë me çokollatë vegane të mbushur me shkumë rroje në fytyrën prej dylli të mbretit Charles më 24 tetor të vitit të kaluar u dha një dënim.

Gjykata çmoi se dylli duhej të rilyhej pasi substancat, pra boja e fytyrës prej dylli e manekinës u fshi, ndërsa xhaketa, këmisha, papioni dhe paruka e vërtetë e flokëve duheshin pastruar.

Gjykata çmoi se disa punonjës duhej të punonin pesë orë shtesë për këtë fakt.

Gjykata i ka dënuar të dy të rinjt për shkaktimin e dëmit penal me gjobë prej 3,500 £ në total. Gjyqtarja e qarkut Neeta Minhas i tha të rinjve se ishte e bindur se dëmi ishte "i rëndësishëm" dhe "jo i vogël".

“Nëse dëmi është i madh, qoftë edhe brenda një proteste paqësore, nuk do të ishte disproporcionale të kishim një dënim për dëmin e shkaktuar, dhe unë ju gjej të dyve fajtorë,” tha ajo.

Minhas i dha artistit të vetëpunësuar Johnson, i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm, një lirim me kusht 12 muaj, por e urdhëroi atë të paguante 1,750 £ kompensim dhe 250 £ shpenzime.

McFadden, e cila ka tre dënime të mëparshme për shkelje të rënda, u urdhërua të paguante të njëjtën shumë të kompensimit dhe shpenzimeve dhe gjithashtu pati një urdhër komuniteti 12 mujor, duke përfshirë 80 orë punë të papaguar.

Të dy i kishin mohuar akuzat.

Prokuroi i çështjes Jonathan Bryan, për prokurorinë, kishte thënë: “Vendosja e një keku me krem në një model prej dylli të mbretit Charles nuk do të bindë askënd për ndryshimin e klimës, ndaj unë e shoh si një veprim krejtësisht të parëndësishëm lidhur me kazusin tuaj” u shpreh ai në gjykatë.

Duke dhënë prova në mbrojtje të saj, McFadden u kundërpërgjigj: "Të heqësh shkumën në një manekinë dylli nuk është asgjë në krahasim me dëmin që shohim nga ngrohja klimatike globale."

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH