Life Style

Princi Charles kujton bisedën e fundit që pati me Princin Philip

               Publikuar në : 14:02 - 18/09/21 liberale

Në një dokumentar të ri të BBC, Princi Charles zbulon bisedën e fundit me babanë e tij të ndjerë, Princin Philip, pak para se ai të ndëronte jetë në muajin prill.

Një ditë para vdekjes së Princit Philip, Charles pretendon se ai dhe i ati diskutuan planet e tij të 100-vjetorit të lindjes. Rrëfimet shfaqen në dokumetarin “Prince Philip: The Royal Family Remembers”.

“Ne po flasim për ditëlindjen tuaj”, tregon Charles se i ka thënë babait të tij. “Epo, duhet të jem gjallë për këtë, apo jo?” ia ktheu Philip, ndërsa Charles iu përgjigj: “E dija që do ta thoshe këtë!”

Të nesërmen, Princi Philip ndërroi jetë, në moshën 99-vjeçare.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back